Shpërthen legjenda e United: Pse Zlatan na qenka racist dhe jo Lukaku? Seria A me etiketime!

Debati i ashpër verbal, deri në përplasje kokë më kokë mes Ibrahimovic dhe Lukakut, gjatë derbit të fundit të Kupës së Italisë, bëri xhiron e botës. Shumë janë prononcuar për të, ndërkohë që mbetet të shihet si do të procedojë prokurori federal.

Fjalët e rënda, që dy sulmuesit e mëdhenj të Serie A shkëmbyen me njëri-tjetrin janë deshifruar nga mediat. Duke marrë shkas nga ky incident, ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, dha mendimin e tij për racizmin në futboll:

“Për mua, do të jetë e vështirë që një lojtar i bardhë të reagojë ndaj një kolegu me ngjyrë në të ardhmen në Serie A, sepse gjithçka do t’i atribuohet racizmit. Ajo që më duket qesharake është se askush nuk do të thotë se një lojtar me ngjyrë ishte racist ndaj një kolegu të bardhë, por padyshim që tashmë e dinë se lojtari i bardhë ishte racist.

Paul Scholes tells Man United to sign 20-year-old defender

Flasim me standarde të dyfishta. Dua të them ndeshja mes Interit dhe Milanit ishte një derbi. Në ndeshje të kësaj natyre, zakonisht bëhemi dëshmitarë përplasjesh të tilla individuale të lojtareve.

Për shembull; “El Clasico” në Spanjë shpesh na ofron nga këto përplasje. Gjithmonë ndodhin, por askush nuk etiketohet racist atje. Pse njerëzit mendojnë se Zlatan është racist, jo Lukaku? A e dëgjuat se për çfarë argumenti ishte fjala? Jo, jo.

Lukaku e Ibrahimovic, rissa sfiorata durante Inter-Milan: cosa è successo

Keqardhje për Zlatan, sepse ai ishte lojtari i bardhë në atë përplasje. Personalisht i kam dashur lojtarët me ngjyrë dhe ende i dua, por nuk do të thotë se nuk do të përplasesha me ta, nëse do të isha i detyruar, vetëm pse do të etiketohem racist”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu