Shpërthen Kjaer: Kjo vlen më shumë se 3 pikë! Nuk është normale… Golat e pësuar? Me falni por janë m*t!

Simon Kjaer u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Genoa (2-1) Kuqezinjtë u kthyen te suksesi dhe e bënë këtë në një ndeshje tepër të vështirë në “San Siro”

Skuadra e drejtuar nga Pioli hasi vështirësi sidomos në 20 minutat e fundit, ku Genoa disa herë iu afrua golit dhe pasi ekipi kuqezi sikur lëshoi shumë terren…

“Këto janë tri pikë por numërohen shumë më tepër. Shtatë ndeshje pa fituar këtu nuk është normale për ne, një fitore e rëndësishme.

Vuajtëm pak dhe na duhej ta mbyllnim më parë ndeshjen. Treguam një hap të mirë përpara në krahasim me ndeshjet e tjera”.

Pritje mbi linjë dhe goli i humbur: “Unë preferoj të shënoj gol sesa të bëj këto pritje. Topi i goditur kaloi shumë afër shtyllës, nuk e di sa herë e kam prekur shtyllën… Në fund të fundit, e rëndësishme ishte të fitonim”.

Vazhdon të pësojë gol Milani prej 5 ndeshjesh radhazi: “Më falni që po shprehem kështu, por në të gjitha këto ndeshjet kemi marrë gola m*ti! Edhe sot ndodhi…

Pësojmë një gol që nuk duhet të pësojmë! Ndonjëherë ndodh kështu, pastaj ndonjëherë fati është me ty. Gjëja e rëndësishme është të fitosh, gjithmonë ka diçka për të përmirësuar.

Tani janë 7 finale, ne duhet të arrijmë sa më lart që të jetë e mundur dhe ta rikthejmë Milanin atje ku meriton”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu