Shpërthen ish-arbitri: VAR sheh të njëjtat pamje që shohim ne, pse ndryshoi vendimin e arbitrit?

Luca Marelli, ish-gjyqtar, komentoi mbi gabimet e djeshme të gjyqtarit gjatë Manchester United-Milan:

“Kessie merr topin nga rivënia anësore, kontrollon dhe më pas shënon. Goli anulohet për shkak të një pretendim për prekje me dorë të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, por nga të gjitha të këndet që u shfaqën nuk mund të shihet prekja e krahut të lojtarit kuqezi.

E dimë që në veprimet sulmuese, nëse ka prekje të topit me dorë, në rast të një goli, ai duhet të anulohet gjithmonë. Pra, në këto situata nuk duhet të bëhet asnjë vlerësim, por vetëm të zbulohet nëse kishte apo jo prekje të dorës.

Vinçiq anuloi golin me rekomandimin e VAR, kështu që gabimi nuk është i gjyqtarit që u besoi kolegëve të tij në VAR.

Që të ndryshosh vendimin e gjyqtarit, duhet të ketë një gabim të qartë dhe të dukshëm, por nga të gjitha pamjet, të cilat ne kujtojmë janë të njëjtat imazhe që ata shohin në dhomën VAR, prekja e dorës së Kessie nuk shihet qartë.

Ka dy episode të tjera për tu vlerësuar. Në minutën e 58’ Milani protestoi për një kontakt në zonën midis Wan-Bissaka dhe Diaz. Vincic kishte shumë lojtarë përpara tij, kështu që ai nuk mund ta shihte.

Ndërhyrja e mbrojtësit anglez është e rrezikshme, por Diaz e lë veten të rrëzohet, kështu që mendoj se ata bënë mirë që nuk i akorduan penalltinë Milanit.

Arbitri slloven bëri një gabim në minutën e 83-të për të mos i dhënë McTominay të verdhën e dytë: Krunic ishte në zotërim të plotë të topit, ishte gati të hynte në zonë dhe u mbajt nga mesfushori i United, në këto situata kartoni është automatik. . Këtu Vincic bëri një gabim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu