Shpërthen gazetari i Milanit: E kuqja e Tonalit? Immobile bëri më keq por nuk u nxorr jashtë!

Ndeshja Benevento-Milan sapo ka përfunduar. Përveç fitores, kuqezinjtë sigurisht që “vajtojnë” edhe një karton i kuq në një kohë kur dëmtimet dhe mungesat janë të shumta.

Dëbimi jashtë i Sandro Tonalit pas 30 minutash lojë detyron Piolin që ndaj Juventusit të vendosë Krunic në një rol jo të tijin.

Tani është përsëri një emergjencë në mesfushë, me vetëm Kessiè dhe Krunic të mbetur në dispozicion të trajnerit.

Por episodi i faullit të Tonalit ndaj lojtarit të Beneventos shkakton debate dhe jo pak. Këmba e mesfushorit goditi gjurin e kundërshtarit të tij dhe pas konsultimit me Var, Pasqua e largoi atë nga fusha.

Gazetari Luca Serafini, për Milan TV, analizoi episodin duke e konsideruar atë një faull, po jo për të kuq. Për të vërtetuar tezën e tij, kolumnisti kujtoi faullin e shëmtuar të Immobile ndaj Bayakoko në Lazio-Napoli, i cili sigurisht meritonte dëbimin.

Në atë rast, këmba e Ciro Immobile goditi atë të mesfushorit francez me taka ngritur.

Vetëm e verdha iu dha sulmuesit të Lazios në atë episod. Nëse analizojmë faullin e Sandro Tonali, vërejmë se këmba e tij nuk është aspak si goditje me çekan te gjuri i kundërshtarit. Ndoshta e kuqja e Pasqua ishte shumë e ashpër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu