Shpërthen gazetari: “Ata që mendojnë se Milani po kthehet si vitet e shkuara, nuk dinë asgjë për futbollin apo matematikën”

Gazetari i njohur i Milanit dhe pena e “Il Giornale”, Franco Ordine, në editorialin e tij të mbrëmjes bëri analizën e situatës dhe jo pa ironi e kritika…

“Ata që mendojnë se Milani do të zvogëlohet nga konkurrentët që ngrohin motorët e tyre janë shumë të shpërqendruar. Kushdo që mendon se mungesa e njëkohësishme e Ibrahimovic, Kjaer, Gabbia, Bennacer dhe Theo Hernandez – domethënë gjysma e skuadrës titullare – nuk duhet të ketë pasoja, nuk merr vesh nga futbolli apo aritmetik, në kuptimin që nuk dinë të numërojnë.

Prandaj, barazimi 2-2 ndaj Genova, gjithashtu falë pritjeve të fundit të Donnarumma, është një paralajmërim për marinarët, nëse do të përdorja një shprehje…

Dhe këtu referenca e dukshme është për pronarët e Milanit sepse nga janari e tutje ata do të luajnë një rol vendimtar.

Në dy ndeshjet e ardhshme, me Sassuolo dhe Lazio, do të jetë e nevojshme të nxirret energjia e fundit e mbetur në serburatorin e grupit.

Në janar, përveç Ibrahimovic, do të jetë e mundur edhe ndonjë një rikuperim tjetër, por një turne i pabesueshëm do të fillojë në janar.

Po, sepse kjo është karakteristika e dytë e këtij sezoni: do të luhet vazhdimisht, pa u ndalur, midis kampionatit, kupave të Evropës dhe Kupës së Italisë.

Mendoni, për shembull, për ndeshjet e kthimit kundër Interit dhe Romës: ato janë përfshirë në kalendarin midis ndeshjes vajtje me Crvena Zvezda.

Është e paimagjinueshme të përballesh me muajt e ardhshëm me skuadrën aktuale në dispozicion.

Shpjegimi është mjaft elementar. Mund t’i bësh vend Kalulu, i lindur në vitin 2000, mund të hedhësh Brahim Diaz në fushë kur duhet dhe minutat vendimtar, mund të presësh që Leao të rikuperojë energjitë psikofizike dhe që Rebic të kthehet ai i para dëmtimit të bërrylit, por nuk mund të presësh që në këto kushte të pasigurta, Milani dhe Pioli mund të mbajnë të njëjtën mesatare të pikëve dhe golave ​​deri në fund (ndeshja e 14-të me 2 gola të prodhuar).

Atëherë, lind pyetja: është e mundur, në merkaton e dimrit, të fuqizohet grupi në disa reparte ku ka boshllëqe (mesfusha dhe mbrojtja) duke provuar që të largohen ato lojtarë që deri më sot janë aktivizuar pak ose aspak (Krunic, Duarte ose edhe i riu Colombo)?

E vërtetë, në janar nuk para lëvizin lojtarët big por është po aq e vërtetë që në janar është e mundur të peshkosh mirë, ose të duhurit.

Jap dy shembuj: përveç Van Bommel dhe Cassano në vitin e titullit, do të shtoja Balotelli në vitin e vendit të tretë të Allegrit. Sigurisht, nuk duhet thjesht të jenë mbushës gropash ata që do të vijnë”.

“Romagnoli meriton një kapitull të veçantë. Premisa: ai është kthyer nga një dëmtim i gjatë i muskujve. Ai duhej të shërohej shpejt për shkak të koronavirusit të Gabbia.

Sapo është kthyer nga një performancë jo saktësisht shembullore dhe në këndvështrimin tim shpjegimi është gjithashtu për shkak të mungesës së Kjaer i cili e kishte bërë mbrojtjen e Milanit më të sigurt dhe kompakte në episodet e mëparshme.

Tani, duke pasur në krah një djalë në përvojat e para në rol (Kalulu është një mbrojtës krahu, të mos e harrojmë), ai duket i shqetësuar dhe sidomos në pozitën që duhet t’i rekomandojë pozicionin e duhur partnerit të tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu