Shpërthen Gasperini: Milan-Atalanta? Të tjerë po na tërheqin nga xhaketa, por do t’iu them diçka…

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta-s, ka folur pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë, dështimi i dytë brenda 3 vitesh pasi herën e shkuar i mundi Lazio.

“Në këto ndeshje të duhet edhe pak fat, por nuk ishte vetëm ai por edhe ndonjë episod i pafat kundër…”.

“Për fat të keq këto ndeshje vendosen edhe nga episodet. Urova djemtë e mi për paraqitjen e shkëlqyer që zhvilluan. Pjesa e parë ishte e nivelit kundër një skuadre të fortë si Juventusi”.

“Në të dytën pati një rënie dhe ata gjetën një gol të bukur. Megjithatë, jemi të kënaqur sepse kjo skuadër po kënaq tifozët e saj”.

Tani, vëmendja te kampionati, ku përballë është Milani dhe një vend i dytë për t’u arritur.

“Padyshim, edhe pse të gjithë po përpiqen të na tërheqin nga xhaketa për këtë ndeshje… Ne e kemi bërë gjithmonë detyrën tonë. Nuk jemi përgjegjës për fatin e të tjerëve, sepse çdokush ka fatin e tij në dorë.

Ne pikët i kemi bërë dhe do të luajmë për ta mbyllur në vend të dytë, por duke ditur se objektivin e kemi arritur tashmë (kualifikimi në Champions)”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu