Shpërthen Costacurta, sulmon hapur Donnarumma dhe i tërheq veshin Ibrahimovic!

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtës i Milanit, flet për Sky Sport, duke thënë mendimin e tij për Gigio Donnarumma, portierin kuqezi të cilit i skadon kontrata:

“Unë nuk mund të futem në kokën e Donnarumma. Edhe ne kemi pasur agjentë të fortë, të mirë. Dhe vendosëm të qëndrojmë në Milano pa shumë shqetësime.

Fituam më pak sesa mund të fitonim, por qëndruam. Gjithçka më duket shumë e qartë. Nuk më pëlqen sjellja e Raiola.

Por atëherë a është sjellja e Raiola apo Donnarumma? T’i e puth fanellën, pse?

Unë jam tifoz i traditave të vjetra. Ndoshta në atë kohë kemi qenë të dashuruar.

Si i bie që pastaj do të puthësh fanellën tjetër që do të veshësh? Nuk e kuptoj dot.

Do të preferoja më pak puthje, por më shumë fakte dhe demonstrim të dashurisë”.

Costacurta më pas foli edhe për Ibrahimovic duke i tërhequr jo pak veshin pas kartonit të kuq:

“Milani dha një demonstrim të shkëlqyeshëm të forcës dhe gjendjes së mirë mendore sepse ata e dominuan ndeshjen menjëherë, duke pasur lojtarët që mund të zgjidhnin këto lloj ndeshjesh.

Ata kanë lojtarë të talentuar, Milan fitoi një ndeshje të vështirë duke luajtur në një mënyrë që jo të gjithë e bëjnë.

Kuqzinjtë meritojnë të shkojnë në Ligën e Kampionëve. Ibrahimovic i përjashtuar? Nëse do të isha shoku i tij i skuadrës do të isha inatosur, por ai është një lojtar që zhvendos situatat dhe i kalon ato kur fiton. Milani është një ekip edhe sepse fiton ndeshje të tilla”.

Sa i përket të ardhmes, Costacurta i ka idetë e qarta: “Duhet një sulmues i ri dhe i shpejtë. Fizikisht gati dhe që ta njohë portën. Ibra ka moshën e tij, ndaj sezonin tjetër të ketë hapësira të kufizuara. Ndoshta numrat e Ronaldos bëjnë që ai të dojë të luajë gjithmonë por nuk vazhdohet kështu.

Duhet menaxhuar me kujdes forca e tij fizike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu