Shpërthen Cassano: “Sa skandaloze ajo që ndodhi në San Siro, unë nuk kuptova një gjë. Milan, dy rrugë ke tani me Kessie”

Franck Kessie përfundoi në mënyrë të pashmangshme në qendër të vëmendjes së tifozëve kuqezi pas telenovelës në lidhje me rinovimin e kontratës dhe fillimin e sezonit nën pritshmerite që ishin krijuar.

Të martën e kaluar pati edhe një karton të kuq në Ligën e Kampionëve kundër Atleticos pas gjysmë ore lojë, e cila në fakt prishi lojën e Milanit e cila kishte qenë pothuajse perfekte deri në atë moment…

Antonio Cassano foli për këtë në Bobo TV. Fantantonio, tani një mysafir i rregullt i programit të krijuar nga Christian Vieri, Nicola Ventola dhe Lele Adani, akuzoi rëndë. Por së pari, një parantezë e përgjithshme për Milanin e Piolit:

“Më vjen keq për mënyrën se si shkoi kundër Atleticos, i dominuan keq fare dhe rezultati pas tridhjetë minutash mund të ishte edhe më i gjerë. Var dhe gjyqtari u sollën në një mënyrë skandaloze, është e pashpjegueshme që ata nuk e vunë re VAR me rastin e penalltisë”.

Pastaj debati iu drejtua Franck Kessie. Ja çfarë tha Cassano: “Faulli i Kessie ishte vërtet naiv. Duke lene menjane te kuqin, nuk duket ai në fillim të sezonit. Nuk e kuptoj se cili është problemi. Dua t’i jap këshilla atij dhe klubit: gjeni një zgjidhje për të dyja palët”.

Cassano vazhdon: “Ai duket si një kushëri i largët i vetes, Milani mund të kishte fituar nëse ai nuk do ta kishin bërë atë marrëzi. Ai është krejtësisht i ndryshëm nga sezoni i kaluar dhe ka qëndrim të gabuar në fushë.

Në këto raste ka vetëm dy gjëra për të bërë: ose gjeni një marrëveshje ose e lini atë jashtë për gjashtë muaj derisa të përfundojë kontrata”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu