“Shopping” te Barcelona! Milani përfiton nga situata dhe tenton goditjen

Milani po kërkon një zëvendës Donnarumma. Begovic është gjithmonë në pole position, por drejtuesit e Milanit po konsiderojnë gjithashtu alternativa të tjera.

Pëlqehet shumë Antonio Mirante, por Roma vazhdon ta konsiderojë atë të pa transferueshëm dhe po i ofron një rinovim që të mos largohet me zero.

Sipas raportimeve nga Tuttosport, një nga profilet që po shqyrtohet është ai i Neto, portieri i Barcelonas dhe që e njeh mjaft mirë Serie A, pasi ka mbrojtur portën e Juventusit. Revolucioni që po ndodh në shtëpinë Blaugrana mund të përfshijë gjithashtu brazilianin, i cili mund të largohet me huazim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu