“Shoku i Saelemaekers kushton 30 mln euro, a i ka Milani aq para?”

Në intervistën e gjatë që Alexis Saelemaekers dha para disa ditësh, lojtari kuqezi gjithashtu rekomandoi një mik të tij te Anderlecht: Lokonga.

Megjithatë, gazetari belg Christophe Franken, ka sqaruar se ky objektiv duket gati i pamundur për Milanin tani.

“Sambi Lokonga është shoku më i mirë i Saelemaekers në futboll. Ata e kanë njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe shkojnë në kishë së bashku.

Lokonga është lojtari më i mirë i Anderlecht këtë sezon dhe ndiqet nga disa klube, përfshirë Milan. Por Lokonga është kapiteni i Anderlecht dhe drejtuesit dëshirojnë ta shesë atë verën e ardhshme për një shumë parash pothuajse 30 milion euro. A mundet që Milani të paguajë kaq shumë para?”.

Një emër tjetër është Coulibaly i Beerschot, i huazuar nga Sheffield United. “Coulibaly i Beerschot është një zbulim në Belgjikë, por ai është ende i papjekur. Ai ka shumë talent por nuk është ende gati të luajë në Milano ose në Premier League”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu