“Shokët më ndihmojnë, janë të gjithë të fortë! Pasimi te goli? Janë porositë e trajnerit”

Në faqet kryesore të gazetave italiane sot ishte edhe vlerësimi për Sandro Tonali, që më në fund po fillon të duket dhe ka dhënë një asist që tregon repertorin e tij, pra pasim duke “çarë” fushën dhe nxjerrë Rebic përpara portierit (kroati më pas i dha asist Castillejos).

I ardhur nga Brescia me pritshmëri të madhe, por i penguar nga Covid dhe mungesa e fazës përgatitore, pa harruar presionin dhe faktin e konkurrencës në një modul ku kurrë nuk ka luajtur (me dy mefushorë) Milani beson verbërisht te Sandro Tonali dhe do ta presë.

Vetë mesfushori, që dje luajti 90 minuta përkrah Bennacer, për “Milan Tv” foli pas ndeshjes në Francë.

Për veprimin te goli: “Trajneri na kërkon të luajmë përpara, është gjëja e parë që duhet të bësh kur ke hapësirë. Duhet të luash më i qetë, është diçka që ne tashmë e bëjmë në stërvitje”.

Për ndihmën e shokëve të tij të skuadrës: “Ata janë të gjithë lojtarë shumë të fortë, e provuan sezonin e kaluar dhe këtë vit, ata më japin shumë çdo seancë stërvitore. Çdo lojtar i ndihmon ata që janë mbrapa me përgatitjen. Kam nevojë të luaj me vazhdimësi dhe të punoj”.

Bonera në stol: “Bonera na ndihmoi dhe foli shumë, ai na kërkoi të luanim një lojë të shkëlqyer dhe të harronim se çfarë kishte ndodhur në ndeshjen e parë. Ne e bëmë atë mirë për 80 minuta, pësuam golin, por mbajtëm topin” .

Kalendari: “Mendojmë ndeshje pas ndeshje, përqendrohemi në ndeshjen tjetër që duhet të vijë, si një ekip i madh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu