“Shko te Milani!”, Rui Costa këshillon Chiesa-n. Por ajo telefonatë me Stefano Pioli…

“Në javën e fundit të merkatos mund të ndodhë gjithçka!” Me këtë fjali, Rocco Commisso, presidenti i Fiorentina-s la të kuptohej se në frontin “Chiesa” ose “Milenkovic” mund të ndodhte gjithçka…

Por, deri tani, veç sondazheve, nuk ka oferta konkreta, ose më saktë, telefonata që e konfirmojnë. Kjo sepse merkato është bllokuar sa i përket shitjeve dhe ndaj blerjes ose investimet vonojnë, kur 5 tetori po afron.

Sipas “Sky Sport”, Juventusi është më pranë goditjes Chiesa me huazim dhe më pas detyrim blerje, por duhet të shesë Douglas Costa. Në anën tjetër, Milani nuk ka kërkuar asnjë informacion për sulmuesin e krahut.

Ekipi i Fiorentina-s u stërvit në mëngjes në Qendrën Sportive “Davide Astori”. Një seancë përgatitore e zakonshme për ndeshjen kundër Sampdoria u zhvillua nën vëzhgimin e trajnerit Iachini.

Siç raportohet nga Radio Bruno Toscana i pranishëm ishte edhe Federico Chiesa.  Orë të nxehta te Fiorentina, pasi sot ishte i pranishëm edhe presidenti Commisso bashkë me drejtuesit vjollcë, në një samit në zhvillim, ku merkato ishte tema kryesore.

Sipas transmetuesit radio, Chiesa prej 2-3 javësh është zhvendosur në shtëpinë e të dashurës së tij si një zgjidhje e përkohshme në pritje të përgjigjes së merkatos.

Edhe pse Juventusi është në pole position dhe klubi i vetëm që po bën tentativa konkrete, në javët e fundit Federico ka pasur kontakte edhe me Stefano Pioli, trajneri i Milanit, të cilit ai do t’i kishte shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar me bardhezinjtë për të luajtur Ligën e Kampionëve dhe për të luftuar për Scudetto.

Fjala e fundit për Roço Commisso i cili do të vendosë në bazë të ofertës ekonomike.

Sakaq, ish-futbollisti i Milanit, Rui Costa, që dikur ka luajtur edhe te Fiorentina, u shpreh: “Nëse ai do të largohej nga Fiorentina, do të ishte mirë ta shihja në ish-klubin tim tjetër: Milan. Viola, Rossoneri dhe Benfica janë skuadrat e mia të preferuara.” “Nëse ai do të largohej nga Fiorentina, do të ishte mirë ta shihja në ish-klubin tim tjetër: Milan. Fiorentina, Milan dhe Benfica janë skuadrat e mia të preferuara.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu