Shkencëtarët amerikanë studiojnë Ibrahimovic: “Ai nuk është njeri”

Dihet që prej vitesh që Zlatan Ibrahimovic ishte një lojtar mbi normalen dhe gati një faktor për çdo skuadër ku ka luajtur. Por tani ka edhe një konfirmim shkencor.

Siç është raportuar nga Corriere della Sera, shkencëtarët nga Universiteti i Pittsburgh, në Shtetet e Bashkuara, po studiojnë gjendjen fizike të sulmuesit 39-vjeçar të Milanit.

Raporti llogarit shërimin (pra, fazën e riaftësimit) të Ibra-s pas dëmtimit të rëndë të ligamentit në gju të pësuar në 2017 ndërsa kishte veshur fanellën e Manchester United.

Një dëmtim thelbësor dhe i rëndë që madje kishte vënë në rrezik karrierën e Ibrahimovic.

Por, përtej çdo parashikimi, bomeri kuqezi u rikuperua në kohë rekord, duke u kthyer në kapacitetin e plotë me fanellat e Galaxy dhe Milan, madje duke ruajtur ritmin e tij 20-vjeçar.

Një energji dhe fizik mbinjerëzor sipas studiuesve amerikanë: “Gjuri i tij është thjesht joreal për një futbollist që ka luajtur në një nivel të lartë për 20 vjet. Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë”.

Nyjet e Ibra-s bëhen kështu një objekt studimi për shkencën. Konfirmimi se ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, në çdo kuptim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu