Shkëmbimi i çmendur Milan-Inter në janar, por Marotta frenon dhe vendos kusht bazë!

Durimi i Interit dhe trajnerit Antonio Conte tani po mbaron. Shfaqjet anonime të Christian Eriksen-it duket se e largojnë atë edhe më shumë nga Interi.

Danezi kurrë nuk ka arritur të shprehet ashtu si duhet dhe të shfaqë potencialin me ekipin zikaltër, që nga ardhja e tij janarin e kaluar.

Eriksen, i lindur në 1992, mund të largohet nga Interi në janar. Dhe në orët e fundit ideja e çmendur e një transferimi në anën tjetër të Milanos, pra “bregu” kuqezi, po bëhet më e fortë.

Sipas azhurnimeve të Calciomercato.it, destinacioni i Milanit për Eriksen mund të hapte rrugën e tij dhe të bëhej konkret me një formulë vërtet të bujshme.

Në fakt, Milani mund t’u ofrojë “kushërinjve” një shkëmbim të barabartë në funksion të tregut të transferimeve të janarit. Eriksen te kuqezinjtë në këmbim të Hakan Calhanoglu, i cili do të vishte fanellën e Interit.

Calciomercato Inter, Milan su Eriksen | Si pensa allo scambio

Një opsion që do të ishte i pabesueshëm, por nuk do të ishte diçka unike. Në të kaluarën, Interi dhe Milani shpesh kanë përfunduar shkëmbime në treg, shpesh të frytshëm për ekipin e Milanit.

Calhanoglu do të ishte sakrifica e luksit, për shkak të një rinovimi të kontratës që po vonon të vijë. Milani do të donte ta mbante për një kohë të gjatë dhe ta mbyllte, por kërkesat shumë të larta për rrogë nga agjentit të tij duket se e bëjnë të vështirë negociatën.

Në letër, pra, shkëmbimi Eriksen-Calhanoglu mund të sillte përfitime nga të gjithë.

Por Inter nuk mendon kështu: duket se Beppe Marotta ka disa pretendime të tjera. Interi e vlerëson kartonin e Eriksen thuajse 30 milion euro, kështu që ata do të prisnin që kuqezinjtë të paguanin 20 milion euro plus kartonin e Calhanoglu.

Turkut i skadon në qershor konteata, nuk do të vlerësohet më shumë se 10 milion euro në janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu