Shkëmbim me Jovic? Sportmediaset flet për interesin e Real Madrid për Leao-n

Redaksia e Sportmediaset sot ka nxjerrë zëra përsa i përket interesit konkret të Real Madrid për sulmuesin e Milanit Rafael Leao.

Klubit spanjoll nuk i duket keq talenti Leao, i ardhur para 1 viti tek Milan nga Lille për rreth 25 milion euro.

Madje ka zëra që mund të bëhet një shkëmbim mes sulmuesish.

Në fakt Reali mund t’i propozojë Milanit për një shkëmbim me Luka Jovic.

Serbi është prej kohësh si sulmues në fletoren e kuqezinjve, si zëvendësues i mundshëm apo alternativë e Ibrahimovic.

Nga Spanja e japin Jovic shumë pranë Mynyhut, ku do të bashkohej me trajnerin e tij të vjetër Niko Kovac.

Por alternativa Milan mund të merret parasysh së shpejti.

Një ide intrigante për sulmin kuqezi. Por Milan do i duhet të bëjë llogari të kujdesshme.

Në javët në vijim mund të vijnë zhvillime konkrete./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu