Shkëlqen në stërvitje, Kalulu shënon dhe i dërgon “mesazh” Piolit

Dje në Milanello skuadra e Stefano Pioli-t është stërvitur rregullisht për t’u përgatitur për sezonin 2020/2021.

Seanca filloi pak me vonesë për shkak të motit të keq.

Pas aktivizimit në palestër, Milani është spostuar në fushë për të luajtur një ndeshje të vogël (3 kohë nga 15 minuta secila) me Primavera-n e Federico Giunti-t, “të integruar” nga disa lojtarë të Skuadres së Parë.

Rezultati final ka qenë 4-1 në sajë të golave të realizuar nga Alexis, Saelemaekers, Pierre Kalulu, Ante Rebic dhe Lucas Paqueta.

Për Primavera-n kuqezi rrjeta është shënuar nga Sala.

Në Milanello ishte prezent edhe Paolo Maldini.

 Drejtori teknik i Milanit është shumë i zënë në negociatat e merkatos së futbollit, por mundohet të rrijë sa më afër skuadres.

Afrimiteti i drejtuesve përfaqëson gjithmonë një sinjal të rëndësishëm për grupin.

Sot stërvitja do jete në oren 15:00 në qendren sportive të Carnago-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu