“Emil Roback do të jetë e ardhmja”… Kështu kishte thënë Zlatan Ibrahimovic një ditë më parë, duke postuar edhe foto me djaloshin e gjatë dhe që vetëm pak muaj më parë mbushi 17 vjeç!
I ardhur nga Hammarby, ku Ibra është bashkëpronar, kushtoi më shumë se 1 mln euro duke përfshirë edhe bonuset. Do të jetë në dispozicion të ekipit Primavera, por sot u aktivizua në miqësoren ndaj Novara, ekip i Serie C.
Dhe, i hedhur në fushë si sulmues krahu, ka treguar gjëra të mira për moshën e tij dhe një aksion ku tregohet individualist, por me sa shumë potencial në këmbët e tij…