“Shigjetat” e Piolit quhen Ibra dhe Giroud: 845 gola në karrierë për të dy. Dyshimi i vetëm: mosha e fiziku

Kishte vite që Milani nuk fillonte sezonin e ri me dy sulmues të parë të nivelit të lartë si Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud, si për nga eksperienca, ashtu edhe për nga golat, edhe pse gjykimi i parë natyrisht është karta e identitetit.

Trajneri Stefano Pioli do të ketë në dispozicion një sulm të fortë por sidomos lojtarë profesionistë të cilët kanë fituar shumë dhe kanë shënuar po aq në karrierën e tyre.

NUMRAT

Ibrahimovic ka shënuar 564 gola në karrierën e tij (62 prej të cilave me fanellën e Suedisë).

Nga këto gola, 84 ai shënoi me Milanin. Qëllimi personal këtë vit për Ibrën, i vështirë, por stimulues, është të arrijë 100 golat me fanellën e Rossonerëve.

Duhen edhe 16 për të arritur në 100, dhe nëse suedezi është mirë fizikisht, nuk është aq e pamundur të arrihet.

Giroud, nga ana tjetër, e ka futur emrin e tij në tabelën e golashënuesve 281 herë në karrierën e tij (nga të cilat 46 herë me fanellën e Francës).

Francezi sapo ka arritur në Milano dhe menjëherë do të përpiqet të rrisë numrin e golave të tij. Në total, Pioli do të ketë dy sulmues të cilët kanë shënuar 845 gola në total.

Pak skuadra mund të kenë një repart që ofron kaq shumë gola, dy lojtarë me përvojë, të aftë të luajnë së bashku dhe të alternohen.

Do të jetë në dorën e trajnerit që t’i menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme për t’i bërë ata të performojnë në mënyrën më të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu