Ka filluar numërimi mbrapsht në shtëpinë Milan.
Tani duket gjithçka gati për rinovimin shumë të pritur të Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi kuqezi është gati të firmosë dhe të zgjasë marrëveshjen.
Një tratativë e gjatë dhe torturuese por që në pak ditë do të vërë pikat mbi “I”.
Ibra, sipas të dhënave nga Sportmediaset, ka arritur marrëveshjen bazë me drejtuesit e Milan.
Marrëveshje vjetore, deri në qershor 2021, që do të nisë nga një bazë fikse mes 4,5 dhe 5 milionë euro.
Këtyre do iu shtohen bonuse të ndryshme në bazë të rezultateve të Milan-it, që do ta çojnë rrogen e suedezit deri në një total prej 6 milionë eurosh.
Vendimtar mbetet vullneti i Ibrahimovic të “martohet “ përsëri me projektin e Milanit të Piolit.
I bindur edhe Mino Raiola, agjenti i futbollistit skandinav, tashmë është i gatshëm të nënshkruajë rinovimin./milanclubalbania.al/