Shevchenko: “Te Milani për Braida, hera e parë që firmosa nuk e pashë rrogën. Ju tregoj kur i qesha në fytyrë Materazzit…”

Andriy Shevchenko ka fituar pothuajse gjithçka te Milan dhe është gjithashtu në historinë e klubit si golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave.

Vetëm Gunnar Nordhal është përpara tij për sa i përket golave.

Ai ishte një lojtar shumë i dashur nga tifozët kuqezi, edhe pse dëshira e tij për të shkuar te Chelsea në verën e vitit 2006 u kritikua nga shumë.

Dhe puthja në fanellën e Blues pas një goli nuk u vlerësua.

Por me kalimin e kohës tifozët e Milanit e falën ukrainasin, i cili bëri gjëra kaq të mëdha në Milano, sa nuk mund të errësoheshin dhe të harroheshin.

Shevchenko në një intervistë të dhënë për Corriere della Sera, tha se ai kurrë nuk mendoi të hiqte dorë pavarësisht se ishte rritur në një realitet të vështirë:

“Asnjëherë nuk mendova të heq dorë. Isha i uritur, jo  nga paratë, sepse gjithësesi nuk ishim keq, por për sukses. Doja të isha i suksesshëm në atë që më pëlqente ta bëja.

Herën e parë kur firmosa me Milanin, në kontratën time të parë reale, refuzova të shikoj shifrat e shkruar në të”

Sheva bëri emër të Dinamo Kiev dhe më pas i ra në sy Milanit… “Falë Ariedo Braida. Ai pa diçka te unë që as nuk e dija se kisha.

Kur ai e mori Galliani në Ukrainë për të më parë, unë luajta një lojë të tmerrshme, por ai më mbrojti.

Dhe kur ai erdhi në shtëpinë time për të më bindur që të nënshkruaj, ai më dha një bluzë kuqezi me emrin tim në të: do ta fitosh Topin e Artë me këtë! Kështu më tha. Unë dhe babai im qeshëm. Ai kishte të drejtë”.

Shevchenko në Milano fitoi Ligën e Kampionëve në 2003, por ai gjithashtu humbi një finale në 2005 kundër Liverpool në Stamboll dhe është një kujtim i keq:

“Plaga është akoma në gjak. Shkruajtën se midis pjesës së parë dhe të dytë ne festuam përpara kohe.

Të gjitha gënjeshtra. Përkundrazi, Paolo Maldini ishte i pari që tha të bënim kujdes, se Liverpool nuk do të dorëzohej, edhe nëse ishte duke humbur 0-3. Ne ia përsëritëm njëri-tjetrit”.

Humbja në finalen e Stambollit la disa pasoja dhe është ende e vështirë të shpjegohet se si ekipi i Carlo Ancelotti humbi pasi ishte tre gola përpara në fund të pjesës së parë:

“Në tre muajt e parë pas asaj humbje, zgjohesha duke bërtitur natën dhe filloja të mendoja për të. Ende mendoj për këtë sot që kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet. Shumë nga shokët e mi të skuadrës nuk dëshironin kurrë ta shihnin më atë lojë. Unë e di përmendësh”.

Trajneri aktual i Ukrainës gjithashtu pyetet për lamtumirën e tij me Milanin, e cila erdhi në verën e vitit 2006 për të kaluar te Chelsea i Roman Abramovic: “Galliani dhe Berlusconi u përpoqën të më mbanin në çdo mënyrë. Milano ishte shtëpia ime. Por unë kisha zgjedhur, Roman Abramovic po më kërkonte prej 3 vjetësh.

Isha 30 vjeç, ishte koha e duhur për të pasur një përvojë të re. Më ka marrë malli për revanshin me Liverpoolin. Dhe te Chelsea nuk shkoi mirë, shumë probleme fizike. Por nuk ishte një gabim”.

Një anekdotë edhe për derbin me Interin… “Në nënkalimin e San Siro, para një derbi të Ligës së Kampionëve, ku po përpiqesha të luaja me pesë pllaka çeliku në mollëzën që kisha thyer dy muaj më parë, Materazzi më tregoi pak gjëra të këndshme për atë që do të ndodhte me fytyrën time në fushë.

Unë qesha në fytyrën e tij. Jo për të qenë një mburravec, por sepse e dija që në jetë ai nuk ishte dhe nuk është ashtu.

Vetëm se ne jemi pjesë e një shfaqjeje, dhe të gjithë kanë pjesën e tyre. E tij ishte ajo e djalit të keq”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu