Shevchenko parashikon sezonin e Milanit dhe flet për Sandro Tonali

Duke folur për mikrofonat e Gazzetta dello Sport, ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko foli për ekipin kuqezi dhe objektivat.

Trajneri i Ukrainës u ndal sidomos te fjala “titull: “Më duket ende herët që Milani të luftojë për titullin! Mendoj se qëllimi mund të jetë kthimi në Champions League. Do të konfirmonte gjërat e mira të një sezoni të komplikuar vjet, që u mbyll mirë”.

“Do të jetë një vit vendimtar për të qenë në gjendje të themi më në fund që edhe ne jemi këtu, mund të kthehemi në maja”

“Milani ka një vend të veçantë në zemrën time. Është fuqizuar në merkato”.

Diçka edhe për afrimin e fundit dhe më të bujshmin, Sandro Tonali: “Të gjithë flasin shumë mire. Ende mund të rritet shumë. Pirlo i ri apo Gattuso? Krahasimet janë tipike të futbollit italian. Duhet të mësohen duke jetuar me këto krahasime”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu