Sherre, 0 gola dhe i përjashtuar edhe nga ekipi i Serie C! Tragjikomedia e ish-milanistit Cerci

E mbani mend Alessio Cerci? Dikur vishte fanelën e Milanit, natyrisht, duke u konsideruar blerje e madhe dhe e goditur nga Galliani pasi vinte nga Atletico Madrid dhe pasi dy vite përpara kishte qenë tronditës te Torino në Serie A…

E pra, sot Cerci luan te Arezzo në Serie C. Por, në 15 ndeshje nuk ka shënuar ende asnjë gol.

Një aventurë që filloi me projekte të shkëlqyera dhe shpejt u zvogëlua nga rezultatet në fushë dhe performanca e sulmuesit i cili tani duket se ka rënë në skajet e ekipit toskan.

Sipas Arezzonotizie, klubi në fakt ka vendosur të heqë dorë nga sulmuesi dhe madje e ka përjashtuar fare nga skuadra, duke e lënë të stërvitet veçmas…

Ajo që ka diktuar këtë vendim është një grindje me shokun e ekipit. Nuk është hera e parë që Cerci vepron kështu dhe karakteri i tij dihet… Një degradim i një sulmuesi që dikur luante edhe te kombëtarja e Italisë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu