Shenjestër e Milanit/ Menaxheri: Omur është gati për hapin e madh

Futbollisti Abdulkadir Omur është në axhendën e Milanit.

Anësori ofensiv i Trabzonsporit ka shumë oferta, por më në fund edhe klubi është bindur të heqë dorë nga kartoni i tij kundrejt një oferte të majme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe menaxheri i 21-vjeçarit, i cili në janar të këtij viti ishte shumë pranë kalimit te Liverpuli.

Tashmë në krye të listës është Milani dhe sipas agjentit George Gardi, futbollisti është gati për hapin e madh.

Në një deklaratë për “Hurriyet” ai ka konfirmuar transferimin, duke sqaruar:

“Ka dy vjet që Abdulkadirin e kërkojnë disa prej ekipeve më të rëndësishme në botë. Nuk dua të përmend emra, por ju siguroj se një klub italian ka dërguar vëzhgues disa herë në Turqi për të parë paraqitjet e djaloshit të cilin do ta quaja një Baxho apo Toti të futbollit turk”.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu