Sezoni kuqezi nis nga Dublini, trajneri Pioli ka një porosi për Milanin!

Milani do të niset sot drejt Dublinit për sfidën e parë të sezonit, ndaj Shamrock Rovers në Irlandë, ndeshje e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Europa League.

Në konferencën e sotme për shtyp doli trajneri Stefano Pioli, që foli për këtë përballje të parë zyrtare pas 4 miqësoreve të zhvilluara deri tani.

“Emocioni i fillimit të sezonit të ri, e përpjekjes për të realizuar një rrugë që kemi ndërtuar vitin e kaluar. Turi paraeliminator është vetëm fillimi, duam të arrijmë në grupe por duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme. Tri javë përgatitje nuk janë shumë, bëmë gjithçka që duhej të bënim për të qenë të gatshëm”.

Një ndeshje e papritur …

“Në sport, nëse merr diçka si të mirëqenë, fillon me një qasje të gabuar. i dimë vështirësitë e ndeshjes së parë, kundërshtari luan futboll të mirë, shumë proaktiv.

Është një ekip që është më i mirë fizikisht, nuk duhet të mendojmë vetëm për vështirësi që do të hasim por të mundësisë që do të kemi. Kemi disa mungesa të rëndësishme por ata që do të udhëtojnë sot janë gati të përballen me këtë ndeshje të vështirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu