Sërish zgjedhje të detyruara, Pioli nuk mund të buzëqeshë as ndaj Crotone. Formacioni i mundshëm

Në orën 15:00 pasditen e të dielës, Milani do të presë Crotone në San Siro, një ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Serisë A. Kuqezinjtë vijnë pas fitores 2-1 ndaj Bologna në “Dall’Ara” me golat e Rebic dhe Kessie.

Pas turit të forcëc në fillim të vitit, Pioli kishte mundësinë e një javë të tërë stërvitje midis një ndeshjeje dhe tjetrës, por edhe me këtë rast situata e mungesave vazhdon të mos i buzëqeshë trajnerit.

Edhe pse Gabbia ka filluar të punojë përsëri me grupin dhe u grumbullua, Diaz dhe Kjaer mbeten jashtë, ashtu si Tonali, Bennacer, kurse Calhanoglu (me pasojat e Covid) ende nuk është në 100%. Le të shohim zgjedhjet e mundshme të teknikut kuqezi në detaje:

Hakan Calhanoglu është rikuperuar nga Covid-19 prej një jave, numri 10 është stërvitur rregullisht me ekipin por pasojat e sëmundjes nuk e kanë lejuar atë të rikuperohet 100%.

Siç pranoi Pioli në konferencën për shtyp, gjendja e lojtarit turk nuk është ende optimale dhe është pikërisht për këtë arsye që Rafael Leao do të rikonfirmohet pas Ibrahimovicit të pazëvendësueshëm.

Në anën e majtë do të luajë Ante Rebic i zakonshëm, kurse i djathtë Alexis Saelemaekers.

Në mesfushë, zgjedhjet do të detyrohen edhe një herë nga mungesat: Ismael Bennacer, sapo u kthye nga një dëmtim i muskujve që e mbajti atë larg për praktikisht dy muaj, ka pak bronkit dhe nuk është thërritur për ndeshjen e nesërme.

Nga ana tjetër, Sandro Tonali, nuk u stërvit rregullisht gjatë javës për shkak të një dhimbje pranë legenit, ndaj edhe ai nuk u përfshi në listë.

Dhe kjo është arsyeja pse çifti startues do të formohet nga Meite dhe Kessie, me Krunic të gatshëm për t’u aktivizuar 45′ e dyta.

Nuk ka befasi për paketën e prapavijës: Gigio Donnarumma në portë, Calabria dhe Theo në krahë dhe kapiteni Romagnoli e Fikayo Tomori në qendër.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma G.; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Meite, Kessie; Saelemaekers, Leao, Rebic; Ibrahimovic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu