Serie A rrezikon të mos përfundojë? Corriere dello Sport shpjegon planin B dhe playoff!

Ditët e fundit, gjatë transmetimit te La7, emisioni “L’aria che tira”, Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora foli për Serinë A si më poshtë:

“Kampionati mund t’ia dalë, por arrin ta mbyllë ose jo, këtë nuk e them dot! Është një situatë e veçantë, Lega Serie A duhet të jetë e vetëdijshme për këtë dhe të mendojë për një plan B dhe një plan C”.

Një plan B i cili, sipas Corriere dello Sport, quhet playoff. Kampionati Evropian, i cili nuk ka gjasa të shtyhet përsëri, i detyron kampionatet të përfundojnë ndeshjet e tyre përpara garës që do të zhvillohet në qershor.

Sidoqoftë, për të luajtur playoff-in, është e nevojshme të mbarojë të paktën faza e parë, në mënyrë që të ketë të paktën një renditje të pjesshme, por që do të lejonte përplasje të plota midis ekipeve.

12 të parët në renditje do të ndahen në 2 grupe që do të luajnë për titullin, 8 të tjerët për mbijetesën.

Synimi është të përfundohet Serie A normalisht, por ndërkohë, Plani B është përpiluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu