WhoScored | Serie A, dy kuqezi te “Ekipi i javës” por harrohet Tonali!

Paraqitja e Milanit të dielën kundër Lazios la shumë njerëz të mahnitur. Një paraqitje solide, masive, por mbi të gjitha fituese, e cila i solli kuqezinjtë në pikë të plota në renditje me meritë pas tre javesh të kampionatit.

Portali Whoscored.com, si zakonisht, publikoi Ekipin e Javës të javes së tretë të Serie A, duke ofruar 11 lojtarët më të mirë që dolën në fushë në raundin e fundit.

Një formacion imagjinativ që sheh në mënyrë të pashmangshme praninë e dy milanisteve.

Kuqezinjte në fjalë janë Davide Calabria dhe Ante Rebic. Rezultati 7.5 për mbrojtësin e djathtë, i cili konfirmon çdo javë se ai është gjithnjë e më shumë lider dhe siguri te Milani i Piolit.

Plot 8.3 për sulmuesin kroat, i cili ishte në gjendje te shërbejë dy asist fitues per Leao së pari dhe më pas Ibrahimovic.

Në këtë top 11 javore ka edhe lojtarë ultra-vendimtarë, siç është fiorentini Vlahovic, i cili shënoi kundër Atalantës, ose Ansaldi që dha dy asist fitues në Torino-Salernitana.

Nuk ka asnje lojtar nga Inter dhe Juventus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu