Serie A çmon Hakan Calhanoglu! Shpallet MVP i dhjetorit mbi bazën e statistikave: Vlerë e shtuar!

Hakan Calhanoglu është shpallur MVP (Lojtari më i Mirë) i dhjetorit 2020. Trofeu do t’i jepet fantazistit kuqezi përpara ndeshjes Milan-Juventus, e planifikuar për të mërkurën, 6 janar, ora 20:45, në “San Siro”.

Renditja është përpiluar sipas sondazheve statistikore nga Stats Perform (një sistem i patentuar në 2010 me K-Sport), me ndihmën e të dhënave gjurmuese të regjistruara nga Netco Sports.

Për llogaritjen përfundimtare, janë konsideruar ditët nga java e 10-të deri më javën e 14-të të Serie A TIM 2020/2021.

Mercato Milan: novità sul rinnovo di Calhanoglu - Virgilio Sport

Ndër karakteristikat kryesore që lejuan numrin 10 të kuqezinjve të shkëlqejë mbi kampionët e tjerë të mëdhenj, theksohen të dhënat e mëposhtme:

– një performancë e efikasitetit teknik prej 95%, me një kulm prej 97% në ndeshjen kundër Lazio;

– ai arrin të përmirësojë cilësitë e shokëve të tij të skuadrës falë aftësisë për zgjedhjet optimale të lojës (Zgjidhja K-95%);

– ai është një nga lojtarët më efektivë në fazën e zotërimit:  përfundon me sukses 50% të përpjekjeve për koeficient të vështirësisë së lartë dhe gati 95% agresion sulmues;

Brahim Diaz, Calhanoglu e... Questo l'attacco del Milan a Benevento

– në sajë të gjendjes së mirë atletike (efikasiteti fizik prej 91%) dhe një pjekurie taktike të arritur (Lëvizja K 93%) ai kurrë nuk bie në rendiment.

“Hakan Calhanoglu është sigurisht një nga protagonistët e mëdhenj të kampionatit tonë dhe në këtë pjesë të parë të sezonit ai e ka konfirmuar veten si një lojtar vendimtar.

Cilësitë e tij teknike, paraqitjet e nivelit të lartë dhe aftësia për të vënë veten në shërbim të shokëve të tij të skuadrës janë një vlerë e shtuar e vërtetë për Milanin, siç demonstrohet nga 5 asistimet e arritura në muajin dhjetor nga mesfushori kuqezi”, tha Luigi De Siervo, kryeshefi ekzekutiv i Lega Serie A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu