Serie A 2021-22 me tifozë? Po afron drita jeshile! Ja si do të procedohet

Stadiumi Olimpico në Romë po përgatitet të rihapë dyert për 15,498 spektatorë.

Dje Nënsekretari Vezzali nënshkroi dritën jeshile të njoftuar tashmë.

Për të hyrë në stadium dhe për të parë sfidat e evropianëve, do të duhet një certifikatë që tregon se je shëruar nga Covid në 6 muajt e fundit, ose do të duhet të vaksinohesh (qoftë edhe një dozë e vetme) për të paktën 15 ditë, ose do t’ju duhet një tampon 48 orëve nga ndeshja.

Rihapja për Kampionatin Evropian, shkruan La Gazzetta dello Sport, do të jetë gjithashtu një sinjal i rëndësishëm për Serinë A të ardhshme: shpresa është që të rihapet në 40-50% të kapacitetit.

Dhe kjo hipotezë nuk duket më joreale si para disa javësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu