
Sipas “Corriere Dello Sport”, federata italiane e futbollit dhe Seria A po punojnë që të hapin stadiumet për tifozët në raundin e tretë të sezonit 2020-2021.
Gazeta italiane pretendon se federata italiane dhe Seria A po përpiqen të sjellin tifozët në stadium për sezonin e ri në javën e tretë të Serisë A.
Vetëm një e treta e stadiumit do jetë e hapur për tifozët, të cilët do i nënshtrohen një protokolli të detajuar shëndetësor.
“Corriere Dello Sport” zbulon se Seria A mund të hapë dyert e stadiumeve për tifozët me 3 ose 4 tetor.
Nga ky vendim do përfitojë edhe kombëtarja italiane e futbollit e cila luan miqësore në datat 7 dhe 15 tetor.
PANORAMASPORT.AL