Serginho: Duarte? Milan ka bere zgjedhjen e duhur…

Sot ka mberritur dhe lojtari brazilian Leo Duarte ish mbrojtesi i Flamengo i cili mberrin ne Milano dhe me ndermjetesimin e ish mbrojtesit kuqezi Serginho i cili ka folur per mediat italiane:

– Milan besoi te lojtari, Moncada e ndoqi nga afer prej 3 muajsh dhe besoj se Milan ka bere zgjedhjen e duhur.

Si Thiago Silva? Te shpresojm, por si te gjithe brazilianet kane nevoje per kohen e tyre te ambjentimit ne Seria A, por ka te gjitha karakteristikat per te bere mire te kuqezinjte.

Roma? E ndiqte prej kohesh por Milan reagoi me shpejt dhe e zgjidhi me shpejt situaten. Mund te them qe lojtari eshte gati per te luajtur, por nese ne formacion apo jo ate e vendos mister Giampaolo – eshte shprehur Serginho per gazetaret e pranishem ne Aeroport!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu