Serbët tërbohen me deklaratat e Ibrahimovic dhe akuzojnë shqiptarët për “lojë të ndyrë”

Kundërshtari i Milanit në Europa League për fazën e 1/16-ve me eliminim direkt (ndeshje vajtje-ardhje) do të jetë Crvena Zvezda, që zgjon kujtimet e së shkuarës duke qenë se Milani dy herë i eliminoi dhe dy herë fitoi Champions.

Një nga më të mëdhenjtë e Botës, Zlatan Ibrahimovic do të zbresë në Serbi. Ish-ylli i Suedisë është me baba nga Bosnja dhe nënë kroate, teksa është rritur në Malmo.

Para disa vitesh në  mediet tona u shpërnda një deklaratë e Ibrës, ku shprehej: “Kosova është Serbi, aq sa nëna ime është e virgjër”.

Këtë deklaratë e risjell në skenë gazeta Kurir, që mundohet të gjejë një shkak sado të vogël për të ngjallur polemika nacionaliste.

“Lojë e ndyrë nga shqiptarët. Ata me turp përpiqen të fusin në grindje Ibrahimovicin me serbët”, titullohet shkrimi i sotëm i prestigjiozes serbe, që e cilëson si të pavërtetë këtë deklaratë të Zlatan Ibrahimovic dhe nxjerr flamurin e bardhe të “paqes” me suedezin.

“Në mediat shqiptare ekziston një prononcim imagjinar i lojtarit më të njohur, që ka shkaktuar jehonë në vendin e tyre. Sigurisht këtu ka një gënjeshtër të madhe”,  shkruhet në artikullin e gazetës serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu