Seedorf: Puna ime te Milani ishte e shkëlqyer, askush që më pasoi nuk bëri më mirë! Ja pse më hoqën

Clarence Seedorf, ish-futbollist i Milanit provoi edhe pak kohë pankinën kuqezi deri kur Berlusconi vendosi ta largonte. Për shumë kohë, holandezi nuk ka folur, por tani që kanë kaluar 6 vite u kthye te ajo mini-aventurë, duke folur për mikrofonat e Goal.com.

“U ndjeva gati. Dhe rezultatet gjithashtu treguan se isha gati. Për fat të keq klubi në atë kohë ishte mjaft i paqëndrueshëm sepse pronari donte të shiste dhe unë u gjenda në një ambient të trazuar. Kam marrë pikët mesatare më të larta se trajnerët e fundit të Milanit dhe mënyra se si kemi luajtur reflekton ADN-në e klubit”.

“Unë e mora ekipin pothuajse në zonën e rënies dhe e çova atë duke luftuar për një vend në Evropë. Si trajner me Milanin ne bëmë një punë e pabesueshme në një periudhë krize”.

Për arsyet e ndërprerjes me Milanin: “Unë kisha edhe dy vjet kontratë por klubi ishte në një situatë vërtet të vështirë. Pas meje ata ndryshuan tre trajnerë në dy vjet”.

“Shpenzuan 100 milion euro dhe ende asnjë trajner nuk bëri më mirë. Ishte Allegri, i cili fitoi gjithçka te Juventus, por me Milanin ai e la në zonën e rënies. Unë nuk mund t’i them jo Milanit, është gjithmonë klubi im si Real Madrid, Botafogo, Sampdoria, Ajax,  Interi dhe të gjitha ekipet në të cilat kam luajtur. Më vjen keq për tifozët që kanë vuajtur shumë gjatë viteve, shpresoj se ata më në fund mund të shijojnë një sezon siç i takon Milanit”.

Nëse ka pabarazi në botën e futbollit për shkak të racizmit: “Unë nuk e them, numrat e thonë, duhet të ketë të njëjtat mundësi për të gjithë, të njëjtin trajtim. Merrni shembullin tim, pikët që kam bërë (35 pikë në 19 ndeshje) dhe u pushova, ndërsa trajnerët që erdhën pas meje morën më pak pikë, por qëndruan një vit të plotë, kështu që ju pyesni veten se cilat janë parametrat e vlerësimit? Cilat janë kriteret? Dhe nuk lidhet vetëm me mua!”

“Sa trajnerë ose menaxherë me ngjyrë zënë pozicione përkatëse në futbollin evropian? Po në Federata? Përqindja është shumë e ulët, 1% ose më pak. Shumëllojshmëria që shohim në fushë nuk pasqyrohet në stola ose menaxhim. Kjo është e lidhur me shoqërinë dhe futbolli pasqyron atë që ndodh në shoqëri”.

Trajner te Milani – Më 16 janar 2014 ai u bë trajner i Milanit, pas shkarkimit të Massimiliano Allegri, duke nënshkruar një kontratë me klubin milanez deri më 30 qershor 2016. Udhëhoqi ekipin për herë të parë në 19 Janar, duke fituar ndeshjen në shtëpi kundër Verona 1-0.

Mario Balotelli, Clarence Seedorf - Mario Balotelli and Clarence Seedorf  Photos - AC Milan v Parma FC - Serie A - Zimbio

Pësoi humbjen e tij të parë si trajner në Kupën e Italisë, kundër Udineses, duke humbur në shtëpi 1-2. Bëri debutimin si trajner në Ligën e Kampionëve në 20 Shkurt 2014, në raundin e 16 kundër Atlético Madrid, duke humbur 0-1.

Në ndeshjen e kthimit, më 11 mars, Milan humbi 4-1 në Madrid dhe u eliminua nga Champions.

Më 4 maj 2014 fitoi derbin e tij të parë si menaxher, duke mposhtur Interin 1-0 falë një goli të Nigel de Jong. Ekipi i trajnerit holandez përfundon kampionatin e tij në vendin e 8-të, duke mos arritur kualifikimin në Ligën e Evropës dhe duke fituar 50% të ndeshjeve të luajtura (11 të fituara, 2 të barazuara, 9 humbje) Më 9 qershor 2014 ai u shkarkua nga Milani, i cili e zëvendësoi atë me Filippo Inzaghi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu