Seedorf: “Maldini, ADN-ja e Milanit. Jeni në duar të sigurta. Po ndërtohet linja solide”

I intervistuar nga Tuttosport, ish-kuqeziu Clarence Seedorf foli për Milanin aktual dhe shume tema:

“Flas me Maldinin herë pas here. Milani është në duar të mira, ADN -ja e çdo klubi mund të transmetohet vetëm nga ata që e kanë jetuar.

Dhe prandaj Milani, duke pasur një totem si ai, i pranishëm çdo ditë, të paktën informacioni kalon mirë.

Pastaj nëse transmetohen apo jo në fushë është një gjë tjetër. Milani po ndërton diçka solide, zgjedhjet janë të qarta dhe pastaj përzierjen e të rinjve me te vjetrit gjithmonë e konsideroj themelore.

Paolo e sheh të njëjtën gjë, ata kanë Ibra në fushë dhe këtë verë ata kanë siguruar Giroud, kështu që jemi në nje linjë për këtë”.

Scudetto? “Me Juven me barkun plot, them Inter ose Milan!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu