Seedorf kujton debutimin me Milan pas 18 vitesh, fjalë që emocionojnë çdo kuqezi

Sot Clarence Seedorf ka dashur t’i dedikojë një postim debutimit të tij me bluzen e Milanit, që ka ndodhur para 18 vitesh.

Debutimi zyrtar ka ndodhur në pre eliminatoret e Champions League kundër Slovan Liberec.

Këto janë fjalët e ish mesfushorit kuqezi:

“18 vite më parë kam bërë debutimin tim me bluzën e Milan kundër Slovac Liberec. Nga ai moment, gjithçka që ka ndodhur në pas ka qenë e pabesueshme dhe e paharrueshme. Jam falenderues për dashurinë që marr çdo ditë nga tifozët kuqezi: më bën krenar për atë që kemi arritur së bashku”.

Milani pati bërë një operacion të madh merkatoje duke shkëmbyer Francesco Coco me Seedorf. Mbrojtësi i majtë që kaloi tek Inter nuk ka patur një vazhdim karriere të lumtur, ndërsa hollandezi ka fituar praktikisht të gjithë trofetë në kuqezi: 2 kampionate italiane, 2 Champions League, 2 Superkupa Europiane, 2 Superkupa Italiane, 1 abiterei për klubet dhe një Kupë Italiane. Në total 432 prezenca dhe 62 rrjeta për Clarence./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu