“Se si më duket Milani aty lart! Penalltitë po i hapin rrugën, por po fiton edhe pa 4 titullarë…”

Mario Soncerti, pena e “Corriere della Sera”, ka bërë një analizë të kampionatit të Serie A, natyrisht duke u ndalur te ekipi kryesues, Milani…

“Milani është me meritë i pari! Dhe nëse do të ishte Juventus në vend të Milanit ne nuk do të habiteshim dhe do t’i kishim rënë rehat… Dallimi i madh midis Milanit krahasuar me vitin e kaluar filloi me ardhjen e Ibrahimovic dhe Rebic dhe vazhdoi me punën e Piolit.

Ndërtimi i ekipit është e dhëna më e rëndësishme edhe pse kohët e fundit ndiej një rënie të lehtë.

Nga ndeshja kundër Sampdoria e në vazhdim. Dje kundër Benevento u godita nga frekuenca me të cilën ekipi i Inzaghi afrohej dhe godiste portën e Donnarumma.

Loja vazhdoi e hapur deri në fund. Dhe përsëri Milani hapi rrugën e fitores me një penallti. Unë nuk argumentoj për korrektësinë ose jo të penalltisë, por për faktin se kështu Milan ecën përpara.

Por duhet t’i jepet nder kësaj skuadre që fitoi edhe pa Ibrahimovic, Hernandez, Bennacer dhe Saelemaekers, dhe ju e dini sa e konsideroj belgun si themelor”.

Kush fiton Scudetto?

“Unë besoj se Interi, sepse ata fitojnë pa pasur nevojë për ide. Interi ka nevojë për më pak gjëra sesa të tjerët, ata thjesht duhet të qëndrojnë të përqendruar në ndeshje. Por ndërsa Juventusi po vazhdon të kërkojë lojën, ndërsa Napoli dhe Roma janë kthyer të lëkunden; Interi fiton si parazgjedhje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu