Sconcerti | “Leao ka dhunti të rrallë, shpesh mbrojtësit përpara tij vihen në siklet”

Mario Sconcerti, gazetari i njohur italian dhe opinionist, te intervista për Calciomercato kafolur për rastin Leao dhe Milanin.

Te Milani shkëlqen ylli i Leao. Të pëlqen?
“Shumë. Më pëlqen shumë Leao, ai ka një elegancë të turpshme për kundërshtarët e tij. Dhe unë them e turpshme sepse ai është një elegancë që nuk dihet, Leao ka lëvizje që nuk janë të zakonshme, ai vë në siklet mbrojtësin. Ai ka një dhunti të rrallë, është shumë femëror kur lëviz”.

Cili është roli i tij?
“Sipas mendimit tim ai është më shumë një sulmues anësor, por ai gjithashtu mund të luajë si një sulmues i pastër qendre. Dhe me Ibra, ai me siguri mund të luajë në çift”

A mund ta shpjegoni ndryshimin midis Milanit dhe ekipeve të tjera?
“Nëse shikoni veprimin e golit të parë të Milanit, ai është një veprim që nuk e sheh gjatë gjithë ditës së dielë, sepse brenda tij është gjithë hiri i Milanit që përfshin tre lojtarë.

Hirësinë dhe lehtësinë. Dhe vetëdijen. Roma gjithashtu ka bukuri, shiko golin e parë me Interin, por kjo është një bukuri klasike, Milani ka më shumë dhunti, më shumë larmi dhe hirësi. Nuk janë perfektë, por janë ndryshe nga çdo ekip tjetër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu