Sconcerti: Gazidis dhe Maldini, një strategji e re (dhe e bukur) për të ndërtuar Milanin!

Gazetari i njohur Mario Sconcerti ka bërë një editorial në Calciomercato që i dedikohet Milanit të Gazidis dhe Maldinit, duke i thurur elozhe për mënyrën e të vepruarit…

“Më pëlqen ideja e ndërtimit të Milan që kanë Gazidis dhe Maldini. Ata nuk shpenzojnë para që nuk i kanë, ata kërkojnë dhe gjejnë të rinj me cilësi të madhe dhe po i mbledhin mirë.

Gjithashtu po shpikin një mënyrë tjetër për të bërë tregun e transferimeve bazuar në historinë e Milanit.

Asnjë lojtar i madh nuk refuzon të kalojë një ose dy vjet në huazim në një klub si Milani…”.

Është marrëzi t’i kërkosh këtij Milani të sillet si ai i Berlusconit. Madje, edhe Berlusconi vitet e fundit rreshti së vepruari ashtu!

Mos harroni se pronari është një fond. Midis dhënies dhe marrjes, çdo euro shtesë që shpenzon shkon direkt në çmimin e ardhshëm të shitjes së klubit”.

Lojtarët, të gjithë ata, jo vetëm të mëdhenjtë, nuk janë më në pronësi të askujt. Ata janë dhënë me qira, nuk janë të tuat.

Pasja e tyre për një ose dy vjet vlen nga pikëpamja teknike sikur të keni blerë kartonin për tre ose katër sezone.

Dallimi bëhet nga cilësia e zgjedhjeve dhe mundësia e përdorimit të emrit të madh të Milanit me efikasitet dhe fitim.

Do të thotë të jesh në gjendje të zgjedhësh midis elementëve më pak të përdorur të çdo ekipi të shkëlqyeshëm në botë.

Të përfitosh nga shqetësimi i parë i çdo kampioni. Mendoj se është koha për ta kuptuar dhe vlerësuar këtë filozofi të Milanit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu