“Scamacca, mos e mendo dy herë. Ik me vrap te Milani”

Ai u rrit në Romë, ku trajnoi Roberto Muzzi, ish lojtar dhe trajner, tani menaxher. Po flasim për Gianluca Scamacca, sulmues i Genoa-s i lindur në 1999.

Pas një sezoni të shkëlqyer në Serie B vitin e kaluar, ai po konfirmon veten në nivele të larta edhe në kampionatin kryesor dhe Milani vazhdon ta monitorojë.

Kuqezinjtë po e mendojnë atë si një përforcim në sulm, por nuk janë aq të bindur. Muzzi foli për të në mikrofonat e gianlucadimarzio.com.

“Nëse ka një ekip të rëndësishëm që e dëshiron atë, duhet të shkojë atje pa menduar! Në Liguria ai po bën mirë, por nëse Milan të kërkon, për shembull, duhet të guxojë dhe të shkojë aty. Në të vërtetë, mund të jetë një avantazh të rritesh edhe më shumë përkrah dikujt si Ibra”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu