Sansone si milanist: S’e dua Juven në Champions

Milani, për të arritur kualifikimin në Champions duhet të mundë Atalantën. Por nuk do e mohojë edhe një ndihmë nga fushat e tjera, në mënyrë të vecantë nga Bolonja që luan kundër Juves. Një fitore e munguar e bardhezinjve do të thotë që kuqezinjtë të shkojnë direkt në Champions. Së bashku me Napolin.

Në ‘Dall’Ara’ sfida ndërmjet emilianëve dhe juventinëve duket e shkruar, sidomos për motivimet respektive. Bolonja është e shpëtuar tashmë prej kohësh teksa Juve duhet të fitojë me ccdo kusht, sidomos pas entuziasmit të fituar në triumfin e Kupës së Italisë.  

Por zemra bolonjeze përfaqëson një pengesë për skuadrën e Andrea Pirlos. Sic konfirmohet edhe nga deklarata e Sinisa Mihajlovic në ditët e shkuara,  dje edhe Nicola Sansone, futbollisti i Bolonjës

ka konfirmuar se Bolonja do të japë maksimumin e saj me dëshirën për të mundur Juventusin. “Kam qene milanist dhe zemra ime nuk e do Juventusin që të shkojë në Champions”, ka thënë ai për Corriere dello Sport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu