I intervistuar me Sky Sport, Sandro Tonali foli për momentin e tij te kuqezinjtë dhe tregoi se sa e vështirë ishte të bëje një hap përpara edhe në aspektin psikologjik.
“Me kalimin te Milani gjithashtu u rrita edhe mendërisht, një hap që nuk ishte i lehtë për tu bërë, tani duhet të përmirësohem më tej.

Të luash me fanellën e Milanit është një emocion, gjë që nuk mund të shpjegohet me fjalë, veçanërisht për ata që nuk mbështesin skuadrën kuqezi”
“Mesfusha e Milanit u përket të gjithëve. Ne të gjithë po luajmë shumë dhe nuk ka asnjë udhëheqës të vërtetë në mes të fushës. Të gjithë jemi në të njëjtin nivel”.
Për Gattuso: “Më vjen të qesh kur thoni se e kam kaluar, por nuk është kështu. Po flasim për një futbollist që ka shkruar historinë dhe ka fituar gjithçka”.