“Kaluam në avantazh, e dominuam Lille me lojë dhe mbajtje topi, kështu që na vjen keq për rezultatin në fund”.
Sandro Tonali e komenton kështu për “Sky Sport” ndeshjen e sotme ndaj Lille, teksa ai luajti titullar për 90 minuta bashkë me Bennacer në mesfushë.
Ende larg nivelit që pritet, por vendimtar te asisti për Rebic që më pas i pasoi Castillejos për golin kuqezi.

Për mungesën e Zlatan: “Ibra ndihmon me cilësitë e tij dhe lëvizjet.
Të luash me një kampion si ai është gjithmonë më e lehtë, por sot kemi treguar se mund të luajmë si një ekip i shkëlqyeshëm edhe pa të”.
Tonali deri tani ka luajtur jo shumë ndeshje, më së shumti i aktivizuar në Europa League shpesh titullar, për faktin se duhet të gjejë minuta në këmbët e tij dhe të përshtatet me skemën me dy mesfushorë, pasi te Brescia ka luajtur me tre.