“Sandro, më dëgjo mua…”, Albertini këshillon Tonali dhe shpjegon pse Milani funksionon

Gjatë intervistës së gjatë dhënë për La Gazzetta dello Sport, Demetrio Albertini u ndal te Milani, roli i Ibrahimovic, por sidomos te Sandro Tonali, i cili ende nuk ka shpërthyer me fanellën kuqezi, edhe pse ishte një superinvestim nga drejtuesit e klubit.

“Tonali arriti në një mesfushë me një ekuilibër të madh, për të marrë vendin e Bennacer ose Kessie tani duhet të bësh disa gjëra të shkëlqyera. Sandro duhet të shkundë pak ndrojtjen, atëherë do të marrë hov. Duhet të ketë më shumë guxim, të provojë të dalë”.

“Donnarumma u bashkua me Milanin si një adoleshent, ashtu si unë, Romagnoli vazhdon traditën e mbrojtësve të mëdhenj”.

Ibrahimovic i pavdekshëm – “Zlatan është i përjetshëm, nga një planet tjetër. Kam parë vetëm një lojtar tjetër gjithmonë në majë deri 40 vjeç, tani ai është drejtor teknik i Milanit (Maldini)…

Edhe Van Basten është gjithashtu pjesë e atij klubi, për një argument të kundërt: për një kohë të shkurtër ai tregoi madhështi të pafund, ai ishte shoku më i fortë i skuadrës”.

Albertini tha edhe atë që i pëlqen më shumë te Milani i Pioli: “Linjat e thjeshta të kalimit. Të kesh dikë si Zlatan përpara të qetëson, por Milani nuk është vetëm kaq: Pioli ka ndërtuar një ekip që di t’i flasë topit.

Me Verona ai rikuperoi dy gola dhe krijoi shumë, mund të kishte fituar. Për pozicionin që zë në renditje humbi një mundësi, por edhe kështu rritesh.

Si mund të qëndrojë atje lart? Në Milanello mëson të synosh gjithnjë për maksimumin. Nëse dështon, do të bësh vlerësimet e tua dhe do të kuptosh se çfarë duhet të rregullohet. Askush nuk lind fitues, madje as ne në ato ditë: ky Milan po vë bazat për t’u bërë i madh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu