“San Siro” me 80 mijë tifozë në Derby della Madonnina? Vjen deklarata që jep shpresa!

Nga fundjava e ardhshme e futbollit stadiumet italiane do të kenë mundësinë të presin një numër më të madh tifozesh.

Në fakt, zyrtarisht do të kalojë nga kapaciteti në 50%, të vendosur në fillim të sezonit, në atë prej 75%. Një hap i bukur përpara i vlerësuar si nga tifozët ashtu edhe nga klubet e ndryshme.

Por qëllimi i institucioneve sportive dhe më gjerë është të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur. Eshtë folur për vlerësime të reja tashmë në fund të kësaj jave, për të kuptuar nëse Serie A në të vërtetë mund të përjetohet drejtpërdrejt me kapacitet 100% për sistemet e ndryshme.

Një shpresë edhe për Valentina Vezzali, nënsekretare me përgjegjësi për sportin e Qeverisë. Me rasin e një ngjarje në Komitetin Olimpik Italian, iu përgjigj eventualitetit për të parë stadiumet e mbushura së shpejti: “Kushtet strukturore dhe epidemiologjike na lejojnë të jemi optimistë. Duke vazhduar kështu ne mund të rihapim 100% sa më shpejt të jetë e mundur. Ishte një proces gradual dhe i kontrolluar mirë”.

Dhe ka nga ata që tregojnë derbin Milan-Inter më 7 Nëntor si testi i parë për të vlerësuar menaxhimin e plote për publikun. Vezzali nuk e mohoi: “Do të ishte një derbi i bukur, pse jo?”.

Tani mbetet vetëm të presim vlerësimet e Komitetit Teknik Shkencor, veçanërisht pas testit me 75% të stadiumit. Ndërkohë, disa klube kanë rihapur fushatën e biletave sezonale: e para ishte Roma, Milani po shqyrton gjithashtu këtë opsion!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu