“San Siro” mbetet tabu! Rendiment shumë i dobët. Milan, kështu nuk vazhdohet

Një Milan i shëmtuar ende frenon në këtë fazë të dytë ku duket – në San Siro – një ekip që has tepër vështirësi për të krijuar lojë.

Sampdoria luan një lojë të shkëlqyeshme, gjen golin e avantazhit me Quagliarella (gabim i pabesueshëm nga Theo Hernandez) por më pas mbetet me dhjetë lojtarë për shkak të dëbimit të Adrien Silva (dy të verdhë).

Skuadra e Piolit u zgjua në 10 minutat e fundit dhe prodhoi golin e bukur të Hauge, një goditje nga Calhanoglu e pritur nga Audero dhe një shtyllë në fund nga Franck Kessie (i pafat)

Por Djalli nuk depërton dhe humbet pikë të tjera të çmuara të vlefshme për Ligën e Kampionëve. San Siro mbetet një tabu. Kështu nuk vazhdohet! Duhet të ndryshojë sjellja dhe vendosmëria.

Natyrisht, edhe disa zgjedhje në formacion janë shkaktare e ritmit duke qenë se si Castillejo, ashtu edhe Krunic, në të dy krahët e sulmit, nuk kanë dhënë asgjë sot.

Loja ishte tepër e lexueshme dhe vetëm me aktivizimin e Rebic dhe Hauge ndryshoi diçka në ritëm dhe në pasime më të sakta.

Praktikisht, në 10 ndeshjet e fundit në “San Siro”, 3 fitore të arritura në “San Siro”, 4 humbje dhe 3 barazime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu