Sakrifica, shiringat dhe dhimbjet e Maignan. Gazetari zbulon: “Milan, rriti rrogën! Askush nuk e di, por pas natës në Anfield…”

Mund të kishte ndaluar më përpara, mund të mos kishte shkuar fare në kombëtare dhe të qëndronte thjesht spektaktor në stol kur mund të kishte kryer vizitën mjekësore dhe më pas operacionin duke fituar të paktën 10 ditë kohë…

Por, asnjë nga këto nuk ndodhi, me ndoshta nuk ecen përpara dhe nuk do ta bëjë as Milani dhe as Maignan, “shqiponja” kuqezi e ardhur nga Franca dhe që u bë menjëherë i rëndësishëm…

Sprova e tij e parë erdhi shumë shpejt: do të qëndrojë jashtë të paktën 2 muaj dhe do të kthehet vetëm në vitin 2022.

Një goditje e tmerrshme për Milanin, tifozët, klubin, lojtarët dhe trajnerin Pioli, por edhe për vetë portierin, që megjithatë gjen momentin për të buzëqeshur dhe forcën për të reaguar në rrjetet sociale duke besuar se do të kthehet më i fortë, më me dëshirë dhe uri…

Dhe për të kuptuar Maignan duhen thjesht disa fjali të gazetarit Franco Ordine, i cili shpjegon atë që i ndodhi dhe atë që ai bëri, duke rrezikuar shumë, madje edhe karrierën…

“Mike Maignan është një profesionist i jashtëzakonshëm dhe një njeri i madh. Ndoshta nuk e keni kuptuar, por që nga mbrëmje në Anfield Road kur ajo penallti e Salah e goditur me rreth 100 km në orë, i lëvizi kyçin e dorës dhe ndjeu dhimbje të tmerrshme… Mike bashkëjetoi me atë dhimbje për disa ndeshje, duke mbrojtur portën kuqezi dhe madje duke rrezikuar shumë, si në rastin e përplasjes me Suarez në Milan-Atletico.

E bëri me mbi 100 pritje mes ndeshjeve dhe stërvitjeve, duke duruar çdo dhimbje dhe stres që i jepnin ato pritje. E bëri me shiringa, vetëm sepse ekipi kishte nevojë për të në ndeshje si ndaj Juventusit, Atletico Madrid dhe Atalanta. E bëri sepse duhet ta bënte dhe e ndjente”.

“Kam një këshillë për drejtuesit! Sapo të kthehet, t’i rinovohet kontrata edhe me 1 vit tjetër dhe t’i rritet rroga pak, sepse një si Mike e meriton, sepse një si ai meriton Milanin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu