Sajti i njohur përcakton formacionin e “Serisë A”, vetëm një milanist pjesë e listës

Sajti i njohur i statistikave në futboll, “Opta Data”, ka përpiluar top-formacionin e sezonit që u mbyll në “Serinë A”.

Pjesë e këtij formacioni janë 4 lojtarë nga Juventusi, mes të cilëve portieri Szczęsny dhe Cristiano Ronaldo.

Vetëm një nga Interi, në qendër të mbrojtjes, holandezi De Vrij.

Në këtë formacion Lazio përfaqësohet nga Acerbi në mbrojtje, Luis Alberto në mesfushë dhe “Këpuca e Artë” e Evropës, Ciro Immobile, në sulm.

Theo Hernandes është emri i vetëm nga Milani, ashtu sikurse Ruiz nga Napoli dhe Gomes nga Atalanta.

Ky formacion është sipas modulin 4-2-3-1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu