SAELEMAEKERS: Te Milani si familja, meritat për rritjen time i ka ekipi por sidomos Pioli!

Alexis Saelemaekers foli sot për MilanTV përpara ndeshjes së së dielës kundër Verona. Futbollisti kuqezi u ndal sidomos te grupi, Milani, por edhe meritat e trajnerit dhe mentaliteti e tifozeria…

“I gjithë progresi që kam bërë ka ardhur edhe falë stafit dhe ekipit, çdo ditë trajneri flet me mua shumë, ai më thotë atë për të cilën duhet të punoj.

Pra është e vërtetë që përmirësimi im erdhi falë klubit dhe ekipit. Mundohem të punoj sa më shumë që është e mundur, jam i lumtur që jam këtu”.

Për rolin e tij: “Për mua është e rëndësishme të jem i rrezikshëm dhe të ndihmoj ekipin për të shënuar gola, unë përpiqem në çdo lojë. Unë duhet të vazhdoj kështu”.

Për mentalitetin fitues: “Ne duhet të përpiqemi të kemi gjithmonë mentalitetin që kemi pasur kundër Romës dhe ne duhet të luajmë ashtu si na thotë trajneri në dhomën e zhveshjes. Nëse luajmë ashtu, mendoj se mund ta fitojmë këtë ndeshje”.

Ekipi si familje: “Ndihem shumë mirë këtu, kjo skuadër është si një familje. Më pëlqen të vij në Milanello çdo ditë për të parë shokët e mi të skuadrës.

Ne flasim, bëjmë shaka, është gjithashtu e rëndësishme mendërisht. Futbolli nuk është gjithmonë i lehtë, të kesh shokë ekipi që janë si anëtarët e familjes tënde është shumë e rëndësishme. Edhe kur shkoj në qendër të qytetit, tifozët më njohin dhe flasin me mua, të gjithë më bëjnë të ndihem si në shtëpi dhe më pëlqen”.

Çfarë përcjell Pioli? “Për mua është e rëndësishme edhe kur humbasim që trajneri të flasë për ndeshjen e ardhshme dhe t’i japë besim ekipit. Ai e bën atë me të vërtetë mirë”.

Për tifozët: “Ne punojmë për t’u dhënë diçka të rëndësishme këtyre tifozëve edhe sepse nuk ishte një periudhë e mirë për ta, të qenit në stadium pa tifozë është e keqe për të gjithë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu