Saelemaekers, show në stërvitje dhe gati për Milan-Cagliari! (VIDEO)

Alexis Saelemaekers mungoi në sfidën ndaj Torinos (e fituar me rezultat historik 7-0) dhe është gati për të zbritur në fushë të dielën në mbrëmje ndaj Cagliari.

Belgu ishte i skualifikuar dhe kjo i ka shërbyer edhe për të rikuperuar në energji. Ndërkohë që formacioni duket thuajse i bërë, ish-lojtari i Anderlecht do të marrë vendin e Castillejo në të djathtë të sulmit.

Sakaq, forma e tij fizike dhe atletike duket e mirë, por edhe ajo e këmbës, aq sa në stërvitjen e fundit ka shënuar dy supergola.

Duke parë regjistrimin e kameras nga lart të vendosur në Milanello dhe kërkuar nga Pioli për të analizuar gjerësinë e manvorës kuqezi, duket qartë Alexis teksa lëshon dy supergoditje nga jashtë zone me topin që përfundon dy herë në kryqëzimin e dy shtyllave…

Urojmë që të ketë këtë saktësi edhe në ndeshjen ndaj Cagliari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu