NOTAT E NDESHJES: Saelemaekers shkatërrues. Gigio, pritje spektakolare. Kessie presidencial!

G. Donnarumma 7,5: në një ndeshje të dominuar, ka dy pritje fantastike të Gigios! E para me devijim te goditja e fortë e Vlahovic që ndalet pastaj në shtyllë.

E dyta në një kundër një ndaj Ribery, ku sheh në sytë e francezit, qëndron në këmbë deri në fund dhe pasi ulet në gjunjë me dorën e djathtë largon parabolën e tij!

Pritje te goditja e Pezzella me kokë është një lojë fëmijësh më pas.

Calabria 7: anulon totalisht Ribery dhe Biraghi, që nuk kanë kurrë hapësirë për ta synuar në një kundër një. Pasim i bukur filtrues me të cilin vendos përpara porte Saelemaekers që më pas fiton penalltinë vendimtare për golin e Kessie.

Kjaer 7: Vlhaovic përpiqet ta shtyjë me fizik, por ka gjetur klientin e gabuar. Njeriu i akullt e detyron që të shkojë në zona të tjera të fushës të marrë topin dhe të ndihet i gjallë. Në fazën e menaxhimit me top bën gjithmonë zgjedhjen e duhur.

Romagnoli 7: e nisim nga paraqitja, që është më e mira që kur është kthyer në fushë, jo vetëm për golin. Sepse duke hequr Vlahovic që i ikën në rastin e shtyllës, nuk gabon asgjë.

Lexime të bukura në mbrojtje (largon edhe topin që po qëndronte në zonë pas pritjes së Donnarumma ndaj Ribery) dhe kthehet të japë atë përshtypjen e sigurisë në mbrojtje, bashkë me Kjaer.

Nota negative e kapitenit është se, edhe pse është kritikuar vazhdimisht, nuk mund të bëj gjeste polemike gjatë festimit.

Theo Hernandez 7: fiton penalltinë që Kessie më pas gabon. Tregon se tashmë di të menaxhojë të dy fazat: edhe kur del përpara, edhe kur mbron. Di të administrojë topin dhe veten.

I rritur jashtëzakonisht shumë në aspektin mbrojtës.

Kessie 7.5: një ndër më të mirët në fushë, sepse në qendër është dominues. E bën Tonalin të ndihet i qetë, shënon penalltinë e 2-0 dhe gabon të dytën, por nuk demoralizohet. Rrit nivelin e paraqitjes.

Tonali 6.5: Bonera i kërkon mëshumë personalitet për t’u gjetur gati dhe ai, gjatë ndeshjes, heq atë ndrojtje dhe nis të tregojë brumin e tij. Kur zbavitet, bën gjëra të bukura me thjeshtësi. (82′, Hauge pa notë).

Saelemaekers 7.5: më i miri në fushë absolutisht sot, ashtu si Kjaer. Bën gjithçka që duhet drejt dhe pa gabuar.

Vrapon, mbulon hapësira në mënyrë inteligjente, njeh zonat e fushës dhe shkon të mbulojë hapësirat që shokët lënë bosh.

Fiton edhe penalltinë e 2-0 dhe kur synon kundërshtarin, e di që është i rrezikshëm. (91’ Dalot pa notë).

Brahim Diaz 6: luan pas sulmuesit dhe është risi i fillimit të ndeshjes, sepse të gjithë e prisnim në të majtë.

Më pas afrohet dhe “dialogon” me Calhanoglu. Lë fishekzjarret në dhomat e zhveshjes dhe tregohet konkret, ashtu si duhet, madje edhe duke u sakrifikuar në mbrojtje.

I mungoi pak egërsia për të synuar portën, por mjafton dhe kjo. (75’ Krunic 6: në 15 minutat e fundit bën detyrën e tij)

Calhanoglu 6.5: konkret, i pranishëm, dinamik dhe me dëshirë. Ajo e sotmja është ndeshja e një lojtari të pjekur, i aftë të sakrifikohet mirë në fazën kur nuk ka topin dhe është i qartë kur e ka në këmbë.

I pafat kur shtylla e ndalon.

Rebic 6: kur Pezzella nuk arrin te krosimi i Saelemaekers nuk u beson syve dhe nuk arrin ta kontrollojë topin. Ende nuk është në 100% dhe dallohet.

Bonera 7.5: bashkë me Pioli dhe pjesën tjetër të stafit përgatisin ndeshjen në mënyrë shembullore dhe Milani komandon, duke goditur Fiorentina dy herë dhe madje mund të kishin shënuar edhe më shumë.

(nota sipas Milannews)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu